Më në fund, ëndrra u bë realitet. Pas dekadash përpjekjesh, investimesh kolosale dhe zemër të thyer në mbrëmje të mëdha, Paris Saint-Germain ka shkruar historinë! Klubi kryeqytetas francez ka fituar për herë të parë në histori trofeun më të lakmuar të futbollit evropian: Ligën e Kampionëve.
Në një finale emocionuese ndaj ziklatërve të Inzaghit, skuadra e drejtuar nga Luis Enrique tregoi karakter, qartësi taktike dhe një dëshirë të pamposhtur për të ngritur lart kupën me veshë të mëdhenj. Interi kapitulloi 5-0 përballë pariziemeve, mes të cilëve spikati me dy gola dhe një asist talenti Doue, ndërsa shënues të tjerë ishin Hakimi, Kvaraskhelia dhe Mayulu.
Simbolika e kësaj fitoreje është e madhe: një klub që për vite me radhë ka qenë pranë majës, por që gjithmonë rrëshqiste në momentet vendimtare, më në fund gjeti qetësinë dhe pjekurinë për të triumfuar.
Me ‘yje’ që ndriçuan në mbrëmjen më të rëndësishme – nga mbrojtja e hekurt e Marquinhos, tek eleganca dhe shkathtësia e Vitinhas në mesfushë, e deri magjitë e Doue, PSG tregoi se nuk është më vetëm një fuqi ekonomike, por një kampione e Europës. Paris sot nuk është vetëm qyteti i dritave, por edhe qyteti i kampionëve të Europës. Championsi ka një emër të ri: Paris Saint-Germain.
Golat
Finalja e Champions League nis me spektakël. Që në minutën e 12-të një shpërqendrim i mbrojtjes zikaltër dhe rreshtimi i gabuar i Dimarcos i jep Mundësinë Hakimit të realizojë një gol të thjeshtë, 1-0.
E pabesueshme ajo që ndodh në ‘Allianz Arena’: në zhvillimet e një kundërsulmi, talenti i PSG-së, Doue, realizon golin e dytë, 2-0.
Parisi i afrohet golit të tretë në fundin e pjesës së parë me disa goditje të njëpasnjeshme. Mbyllet fraksioni hapës, me Interit që duhet të ndryshoi gjithçka në të dytën.
Është mbrëmje e magjishme për PSG-në: Desire Doue realizon golin e tretë, duke i dhënë ndoshta goditjen e ‘Knock out”-it Interit.
Skuadra e Interit, e shpartalluar: vjen edhe goli i katërt i shënuar nga Kvaraskhelia, 4-0.
Ka vend për një tjetër gol: realizon një tjetë talent, Mayulu, 5-0.