Rafinja ka qenë shpërthimi më i madh i këtij sezoni historik për Barcelonën. Këtë e tregojnë shifrat, me brazilianin që ka shënuar 34 gola dhe 25 asiste.

Nga një lojtar i rregullt verën e kaluar në një kapiten të padiskutueshëm dhe kandidat për “Topin e Artë” së bashku me Pedrin dhe Jamalin. Sulmuesi i krahut i Barcelonës ka dhënë një intervistë të gjatë për “Mundo Deportivo”, pas seancës së fundit stërvitore të sezonit në “Ciutat Esportiva Joan Gamper”. Ai mori kohën e tij, ishte serioz, por u përgjigj me besim dhe vetëbesim.

I ngacmuar për konkurrencën në rast të mbërritjes së Luis Diaz apo Rashford, Rafinja tha:

“Nuk më tremb asgjë… Nuk do të them se jam një lojtar i padiskutueshëm, por kushdo që vjen, do të duhet të punojë më shumë se unë. Për mua, e rëndësishme është që kushdo që vjen të punojë mirë dhe të ndihmojë ekipin”.