Thierry Henry, së bashku me Jamie Carragher dhe Micah Richards, mbetën të habitur në studion e “CBS Sports” pas çmendurisë së ndeshjes mes Interit dhe Barcelonës (4-3), në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve.
Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Barcelonës, i pushtuar nga emocionet e mëdha që solli kjo sfidë, u shpreh se kishte parë “ndeshjen më të mirë në historinë e kësaj gare”. Kampioni i botës me Francën në vitin 1998 tha se e kupton shumë mirë se si ndihen lojtarët e Barcelonës, pas asaj që ndodhi në “San Siro”: “Zgjohesh dhe e pyet veten: A ndodhi vërtet?
Kam qenë në atë situatë pas humbjes në finalen e Kupës së Botës (kundër Italisë më 2006) dhe në finalen e Ligës së Kampionëve (me Arsenalin kundër Barcelonës më 2006), dhe pikërisht kjo ndodh. Zgjohesh dhe mendon: A ishte një ëndërr? Në fakt, jo. Nuk është ëndërr, por një makth. Është e vështirë t’i kapërdish zhgënjime të tilla”.(telesport)