Ne Shkoder ashtu si kudo, ka nje “gare” ne mes trajnereve dhe ekipeve te ndryshme ne futbollin e moshave per te fituar nje trofe, ndoshta edhe padrejtesisht dhe mbi te gjitha ndonese nuk eshte paresore nje gje e tille. Por ka edhe nga ata qe nuk shqetesohen per kete gje, por per ta rendesi ka mirenjohja.

Njeri prej tyre eshte trajneri i ekipit te moshave te shoqates “The Door” Valmir Kurti. Ai permes nje instastory ka dashur te thote shume gjera me postimin e bere diten e sotme.

“Ne keto vite qe jam trajner moshash ne qytetin tem, kam mesuar qe trajner te suksesshem nuk te ban fitimi i titujve kampion. Por ajo qe te jep ty sukses eshte mirenjohja e prinderve dhe femijeve kur mbas kaq shume vjetesh ato jane mirenjohes qe ti ne rradhe te pare ke kontribu ne edukimin dhe rritjen e tyre qe ato te jene persona me te mire ne te gjithe aspektet e jetes se tyre.

Prandaj kur kthej koken mbrapa dhe shoh rrugetimin tem ne keto 16 vjet si trajner, ndihem shume mire kur ish- nxenesit e mi me pershendesin me perzemersi edhe pas shume vitesh”- shkruan ai.(www.shkodrasport.com)