HomeKRYESOREReal Madrid po ndjek nga afër situatën e Haalandit mes raporteve për...

Real Madrid po ndjek nga afër situatën e Haalandit mes raporteve për pakënaqësi te Manchester City

Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland thuhet se mund të largohet nga Manchester City gjatë verës, pas pakënaqësive të tij me klubin nga Etihad.

Sipas mediumit Fichajes, Haaland ka paralajmëruar bordin e klubit se nëse nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, ai do të shqyrtojë opsione të tjera.City u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Real Madridi dhe gjithashtu ka pasur vështirësi në Ligën Premier.

Ata janë aktualisht në vendin e pestë në tabelë, pas Liverpool, Arsenal, Nottingham Forest dhe Chelsea, duke vështirësuar situatën e kualifikimit.

Me nëntë ndeshje të mbetura, klubi është nën presion për të siguruar një përfundim në top-katërshe. Shqetësimet e Haaland tani kanë shtuar më shumë tension në një situatë tashmë të vështirë në Etihad.

Raportet në Spanjë pretendojnë se Real Madrid po ndjek nga afër situatën e Haaland. Ata mund të bëjnë një lëvizje nëse ai vihet në dispozicion. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments