Mesfushori i Realit të Madridit, Federiko Valverde e ka bërë të qartë se skuadra do ta mbyllë me fitore sezonin me ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Sociedadit.
Në një intervistë për mediat spanjolle ai ka përgëzuar dhe dy shokët e ekipit, Mbape dhe Bellingam të cilët shënuan dy golat e fitores në Sevilje.
“Goli i dytë tregon se lojtarët e rinj punojnë shumë dhe kështu vijnë shpërblimet. Gjëja e rëndësishme është të vazhdojmë të punojmë së bashku. Ka mbetur edhe një ndeshje, e fundit me tifozët tanë dhe në stadiumin tonë, dhe duhet t’i themi lamtumirë La Ligës me një fitore”, deklaroi ai.
Sikurse Bellingam, edhe uruguaiani ka deklaruar se mezi pret Kupën e Botës për Klube. “Jam vërtet i emocionuar dhe krenar që përfaqësoj Madridin në këtë garë. Do të përpiqemi ta fitojmë dhe t’u japim tifozëve një tjetër titull”, përfundoi ai.