Pas një fillimi spektakolar në merkato me katër goditje të mëdha dhe plot 180 milionë euro të shpenzuara, Real Madridi nuk ka ndërmend të ndalet.
Skuadra “Los Blancos” e drejtuar nga trajneri i ri Alonso ka siguruar tashmë emra të rëndësishëm si Aleksandër-Arnold, Kareras, Hauzen dhe Mastantuono, por strategjia e forcimit të ekipit vazhdon. Me largimin e legjendës Luka Modriç dhe dëmtimin serioz të Xhud Bellingham, i cili do të mungojë për të paktën tre muaj pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpatull, mesfusha e Realit ka humbur shumë nga pesha dhe përvoja.
Edhe pse Arda Guler është një talent premtues, Alonso nuk dëshiron të vendosë të gjithë përgjegjësinë mbi supet e një 19-vjeçari. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, Alonso ka kërkuar një përforcim të nivelit të lartë në mesfushë, një “Galaktik” të ri që të japë menjëherë cilësi dhe lidership.
Në listën e dëshirave ndodhen disa nga emrat më të spikatur të futbollit europian, ku mes tyre ndodhet edhe Barela Megjithatë, ai konsiderohet i paarritshëm për momentin për shkak të çmimit që e shoqëron, rreth 100 milionë euro ose më shumë, një shifër që Real Madridi nuk është më në gjendje ta paguajë pas investimeve të mëparshme.