Barazimet pa gola përballë Letonisë dhe Serbisë, të vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 2026, i kanë kushtuar Shqipërisë dy vende në renditjen e muajit korrik të FIFA-s.
Sipas llogaritjeve të fundit kuqezinjtë kanë grumbulluar 1373.15 pikë dhe gjenden në vendin e 68-të të renditjes duke humbur dy pozicione.
Takimi i radhës do të jetë ai muajit shtator ku të besuarit e Silvinjos do të presin në Shqipëri formacionin e Letonisë.