britanike kanë bërë me dije se destinacioni do të ishte ideali për sulmuesin shqiptar, i cili vjen pas një sezoni zhgënjyes në Liverpul.
Sauthemptoni sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e EFL Championship, kategoria e dytë angleze pasi këtë vit dështoi që të mbijetonte në Premier.
“Shenjtorët” janë në kërkim të një sulmuesi, ndërsa Broja është në kërkim të një ekipi të ri. Për këtë fakt mediet britanike mendojnë se ribashkimi mes palëve nuk mund të konsiderohet një utopi.
Siç dihet Broja është aktivizuar me ekipin Sauthemptonit në sezonin 21/22 ku luajti 38 ndeshje duke shënuar 9 gola dhe dhuruar dy asist.