HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PARERikthim me 'peshë' te Skënderbeu, Ernest Gjoka 'fërkon duart'

Rikthim me ‘peshë’ te Skënderbeu, Ernest Gjoka ‘fërkon duart’

Një rikthim me “peshë” ka ndodhur te Skënderbeu. Korçarët do të mbështeten më në fund sërish te Marcos Ramos. Ky i fundit ka vendosur të qëndrojë në Korçë.

Prej disa javësh e ardhmja e tij ishte e paqartë dhe pezull, por tashmë braziliani ka bërë të ditur se është gati për një tjetër sezon. Madje ka nisur edhe stërvitjen me ekipin, duke u rikthyer si një alternativë shumë e rëndësishme e Ernest Gjokës.

Prania e tij në prapavijë do t’i japë patjetër më shumë siguri këtij reparti dhe korçarëve në këtë sezon në Kategorinë e Parë.

“Jam rikthyer! Më falni për vonesën, por jemi sërish bashkë. ‘Ujku i Dëborës’ nuk e lë kurrë tufën e tij”, ka shkruar qendërmbrojtësi i korçarëve, duke “kopsitur” kështu rikthimin e tij.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments