HomeFUTBOLLRinovimi i licencave për trajnerët UEFA PRO, UEFA A dhe UEFA B...

Rinovimi i licencave për trajnerët UEFA PRO, UEFA A dhe UEFA B zhvillohet në javën e parë të dhjetorit

Drejtoria Teknike në Federatën e Futbollit njofton të gjithë trajnerët se në muajin dhjetor do të nisë procesi i rinovimit të licencave për trajnerët që zotërojnë UEFA PRO, UEFA A dhe UEFA B. Ky proces do të zhvillohet gjatë javës së parë të muajit dhjetor.

Drejtoria Teknike sqaron se rinovimi i licencave është i detyrueshëm dhe se ato nuk do të jenë më të vlefshme nëse nuk rinovohen.

Për t’u regjistruar, aplikuesit duhet të dërgojnë në adresën drejtoria.teknike@fshf.al këto dokumente:

– Fotokopje të ID-së ose pasaportës;

– Fotokopje të licencës;

– Numër kontakti;

–Foto format dokumenti.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments