Ne futbollin e moshave sot ne vendin tone, nje problem i madh eshte edhe kostoja e madhe qe nje familje duhet te paguaje per te bere realitet endrren e femijes se vet per t’u bere futbollist. Por nderkohe, tek KF Shkodra se fundmi eshte marre nje inisiative shume e rendesishme per te hequr disa nga pagesat e femijeve.
Kjo sepse presidenti Agim Cani mesohet te kete marre persiper pagesen e shpenzimeve te transportit dhe kjo padyshim qe do te ndikoje per mire tek Akademia ne fjale. Nje gje e tille eshte bere e ditur permes nje postimi ne faqen zyrtare te ketij klubi ku shkruhet:
NJOFTIM ZYRTAR – KF.SHKODRA
Të dashur prindër dhe futbollistë, pas një takimi me Presidentin e KF.Shkodra, z. Agim Cani, kemi kënaqësinë t’iu përcjellim një njoftim që tregon përkushtimin dhe seriozitetin e tij për të ndërtuar një Akademi me parametra evropianë!
Ky vendim vjen pas kushteve moderne që po krijon Presidenti:
Stërvitje në terrene bashkëkohore
Trajnerë me eksperiencë dhe licenca
Specialistë të atletikës
Çdo kusht për një të ardhme të sigurt për çdo fëmijë që ka pasion futbollin!
VENDIMI
Presidenti i KF.Shkodra, z.Agim Cani shpall:
Për sezonin futbollistik 2025 – 2026:
Të gjithë lojtarët e ekipeve të KF.Shkodra NUK DO PAGUAJNË!
per ndeshjet qe do te zhvillohen brenda dhe jashtë Shkodrës (udhëtimet) do të mbulohen 100% nga KF.Shkodra.
Ky është një gjest i jashtëzakonshëm dhe një mesazh i qartë:
KF.Shkodra është e barabartë për të gjithë!
Një familje që beson në talente dhe sakrifikon për të ardhmen!
KF.Shkodra është një derë e hapur për çdo fëmijë dhe të ri që ka pasion futbollin!
Prindërit, lojtarët dhe stafi teknik falënderojnë nga zemra Presidentin, duke u zotuar për disiplinë, edukatë dhe rezultate që do të nderojnë këtë vendim të madh!
KF.Shkodra – kur pasioni dhe vizioni bëhen realitet!