Rremuje e vertete per ndeshjen e prapambetur te javes se pare te kampionatit, asaj ne mes Teutes dhe Dinamos. Durrsaket pretendojne ta luajne ne daten e caktuar, pra me 5 shtator, por dinamovitet kane bere kerkese per ta shtyre serish ngaqe kane te grumbulluar me kombetaren futbollistin Naser Aliji.
Klubi Teuta njoftonte dje permes faqes zyrtare se takimi do te luhej ne daten e caktuar, por nderkohe ka nderhyre ne kete mes FSHF e cila ka njoftuar se ndeshja do te shtyhet.
“Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e prapambetur e javës së parë të “Abissnet Superiore”, Teuta – Dinamo City, nuk do të zhvillohet më 5 shtator, siç ishte planifikuar fillimisht.
Të dyja klubet kanë gjetur mirëkuptimin për të zhvendosur ndeshjen më 17 shtator, në orën 15:00, pasi Dinamo City ka dy lojtarë të grumbulluar me ekipet Kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës, së bashku me dy anëtarë të stafit të klubit”- thuhet ne njoftimin e FSHF.