HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PARE'Rrokadë' në pankinën e Besës. Ikën Çela, vjen Duro

‘Rrokadë’ në pankinën e Besës. Ikën Çela, vjen Duro

Shpetim Duro rikthehet serish pas 15 vitesh per te drejtuar Besen e Kavajes. Tekniku i njohur kryeqytetas eshte prezantuar diten e sotme para skuadres nga presidenti Nexhat Bizhdili. Ky i fundit ka mbetur i zhgenjyer nga starti i kampionatit dhe si rrjedhoje ka vendosur te largoje trajnerin Emiliano Çela dhe t’ia besoj pankinen Duros.

Kuptohet qe numri 1 i klubit kavajas beson shume tek aftesite dhe pervoja e ketij trajneri. Besa eshte ndertuar sivjet per te qene pretendentja kryesore per ngjitjen ne Superlige, por starti i kampionatit ka qene zhgynjyes dhe prandaj ka ardhur edhe kjo rrokade ne pankine.

Shpetim Duro do te kete detyren e veshtire te riktheje optimizmin tek lojtaret dhe njekohesisht te riktheje skuadren tek fitoret. Per momentin, Laçi dhe Skenderbeu duken skuadrat me favorite per ngjitjen ne Superiore, por Besa nuk ka nder mend te deshtoje si sezonin e kaluar.

Prandaj dhe per pankinen tashme kane marre nje ekspert. Gjithsesi do jene rezultatet e ndeshjeve te ardhshme qe do t’i japin te drejte presidentit Bizhdili apo jo per kete ndryshim ne timonin e skuadres.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments