Vllaznia dhe Dinamo do të kërkojnë një biletë për finalen e madhe të Superiores.

Shkodranëve iu mungon titulli prej 24 vitesh dhe tashmë kanë një mundësi të artë. Ata mund të kalojnë në finale edhe falë një barazimi.

Në prag të kësaj ndeshje që luhet në orën 20:00, në “Arena Kombëtare”, ka reaguar edhe presidenti i kuqebluve, Alban Xhaferi.

Në profilin e tij zyrtar ai shkruan se: “Të gjithë rrugët sot në Arena Kombëtare. Në mbështetjen të kuqebluve për endrrën tonë”.