Laçi mori një fitore të vyer ndaj Ilirisë në debutimin për sezonin 2025-2026 të Kategorisë së Parë, e mbyllur 2-1 në favor të kurbinasve. Sander Kalaj shënoi golin e fitores për kurbinasit dhe u vlerësua me çmimin “Lojtari i ndeshjes”.
Lojtari me origjinë nga Malësia e Madhe që sezonin e kaluar ishte pjesë e Teutës, këtë sezon ka zgjedhur të luajë për Laçin në kategorinë e parë, për të gjetur më shumë hapësirë dhe menjëherë është shfaqur protagonist me skuadrën e tij të re.
“Ne i besojmë njëri-tjetrit. Trajneri na beson. S’ka rëndësi jemi të rinj apo më të mëdhenj. Rëndësi ka që jemi të gjithë bashkë për të fituar.
Çdo ndeshje ka rëndësi. Nuk ka rëndësi është ekipi më i dobët apo më i mirë. Duhet të jemi bashkë si grup siç jemi djem të rinj dhe kemi besim tek njëri-tjetri. Inshallah vazhdojmë të marrim tre pikësha”– është shprehur Kalaj pas ndeshjes.