Është përcaktuar përfundimisht data e ndeshjeve vendimtare për titullin kampion në Serinë A: si Napoli-Cagliari ashtu edhe Como-Inter do të zhvillohen të premten, më 23 maj, në orën 20:45. Kjo është zgjidhja përfundimtare pas diskutimeve të gjata dhe tensioneve në Lega Serie A.
Kujtojmë se Napoli është kryesues me një pikë më shumë se Interi, me vetëm një javë të mbetur. Napoli do të luajë në “Maradona” ndaj Cagliarit, ndërsa Interi përballet në transfertë me Comon.
Vendimi për të zhvilluar ndeshjet të premten erdhi pas përplasjes së interesave: Napoli kërkonte të luante të premten.
Interi preferonte të luante të enjten për të pasur më shumë kohë për të përgatitur finalen e Champions League ndaj PSG-së, që do të luhet të shtunën, më 31 maj, në Mynih.
Ndërkohë, DAZN, transmetuesi i ndeshjeve, preferonte të premten për arsye televizive.
Presidenti i Lega Serie A, Ezio Maria Simonelli, deklaroi më herët për Radio Anch’io Sport:
“Ishte një zgjedhje e vështirë. Nga njëra anë donim të ofronim një ditë festive për tifozët, por në rast të një barazimi në pikë – edhe pse mundësia është e vogël – duhet t’i garantojmë Interit kohën e duhur për pushim përpara finales së Champions-it. Është në interesin e gjithë futbollit italian që ky kampionat të përmbyllet siç duhet.”
Nëse do të ketë ‘spareggio’ për titullin, do të zhvillohet të hënën, më 26 maj. Edhe pse rregullorja thotë që ndeshja duhet të luhet në Milano, për shkak të pamundësisë logjistike, Roma do të ishte vendi i vetëm i mundshëm.
Sa i përket ndeshjeve të tjera të javës së fundit:
Bologna-Genoa do të luhet të shtunën në orën 18:00,
Milan-Monza të shtunën në orën 20:45,
Ndërsa pjesa tjetër e ndeshjeve do të zhvillohen të dielën mbrëma.