HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESërish lideri i ofensivës, Balaj i pari që e bëri 'sefte' nga...

Sërish lideri i ofensivës, Balaj i pari që e bëri ‘sefte’ nga sulmuesit e Vllaznisë

Nga Endri ÇINARI

Ashtu si pritej ashtu edhe ndodhi në ndeshjen kundër Dinamos, që do ishte Bekim Balaj ai i cili do zhbllokohej i pari këtë kampionat nga sulmuesit e skuadrës së Vllaznisë. Kapiteni i shkodranëve arriti të gjente golin e parë sezonal në minutat e fundit të shtesës në duelin ndaj dinamovitëve. Në këtë mënyrë duket gjetur vetëm një rrjetë “ngushëllimi” për skuadrën dhe pasuruar statistikat e tij personale. Pasi ndeshja e kishte marrë rrjedhën e saj, me skuadrën e drejtuar nga Daja që po kryesonte 3-0 dhe kishte siguruar 3 pikët e para në kampionat.

Për t’u rikthyer tek Balaj ai vijon të jetë sërish pika e referimit e Vllaznisë jo vetëm në sulm, por në gjithë sistemin e lojës që aplikojnë shkodranët. Shtatlarti është gjithmonë ai që kërkohet në zonë apo në thellësi nga shokët e skuadrës, të cilët shohin tek numri “9-të” liderin e padiskutueshëm dhe futbollistin që mund ta udhëheqë skuadrën drejt fitoreve. Momentalisht Balaj duket si i “vetmuar” në ofensivën kuqeblu, me Kastratin që ende duhet të gjejë formën e tij më të mirë fizike. Në mënyrë që të japë kontributin e tij në sulm së bashku me ish-sulmuesin e kombëtares shqiptare.

Pavarësisht afrimeve të shumta që kanë realizuar kuqeblutë, duke shtuar cilësitë e skuadrës, Balaj ngelet sërish numri “1”. Dhe pavarësisht kritikave që mund të ketë pasur edhe ndaj tij, ai vijon duke dhënë kontributin e tij të çmuar për Vllazninë në fushën e lojës.

Me shkodranët që në ndeshjet e sezonit të shkuar vuanin shumë për të gjetur golat në rastet kur sulmuesi mungonte për shkaqe dëmtimi. Tashmë edhe këtë sezon duket se “varësia” vijon, por me shpresën që në javët e ardhshme të jenë edhe të tjerë futbollistë që do ndihmojnë skuadrën në sulm dhe në shënimin e golave.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments