Sezoni 2024-25 ka qenë me të vërtetë i jashtëzakonshëm për Erald Çinarin. Me fanellën e Noahs, skuadër që militon në elitën e futbollit në Armeni, shkodrani ka përjetuar edicionin më të mirë në karrierën e tij. Sulmuesi u transferua tek armenët në verën e shkuar, ku pas 1.5 sezonesh në rradhët e Shkëndijës së Tetovë vendosi ta vijojë karrierën tek ekipi bardhezi.
Një lëvizje që me të vërtetë rezultoi e qëlluar dhe me fat për 28-vjeçarin. I cili me Noahn arriti të merrte pjesë në grupet e Conference League, duke u përballur edhe me skuadra si Chelsea apo Rapid Vjenë. Një arritje kjo historike për një ekip armen, që arrinte për herë të parë në grupet e një kompeticioni madhor të futbollit në Europë.
Dhe ditën e sotme sezoni i shkëlqyer i Noahs është konkretizuar me titullin kampion në Armeni. Skuadra e drejuar nga trajneri Motta arriti të imponohej në shifrat 2-1 ndaj Pyunik. Duke siguruar kështu 3 pikët që zyrtarizuan ekipin nga Jerevani si kampion të Armenisë për herë të parë në historinë e tyre. Kjo duke siguruar fitimin e kampionatit në javën e 27-të tijën, 3 raunde para përfundimit të edicionit, Sukses në të cilin ka dhënë një kontribut shumë të vyer edhe Erald Çinari.
Me ish-futbollistin e Vllaznisë që u paraqit në fushë 24 herë këtë edicion. Duke shënuar edhe 14 gola e duke dhuruar edhe 9 asiste për shokët e skuadrës. Shifra rekord këto në karrierën e mëngjërashit, i cili kështu shijon trofeun e parë jashtë Shqipërisë. Ku më parë kishte triumfuar në kampionatin tonë me Partizanin në sezonin 2018-19, e po ashtu kishte fituar edhe Superkupën me të kuqtë.
Si Çinari dhe Noah kanë mundësinë për një dopietë trofesh këtë sezon në Armeni. Pasi kampionët e sapo shpallur të Armenisë kanë për të luajtur edhe finalen e kupës në datën 13.05.2025 kundër Ararat-Armenia.(www.shkodrasport.com)