Nga Endri ÇINARI

Me përfundimin e sezonit, mendja shkon tek merkato me shit-blerjet e futbollitësve. Përjashtim nuk bën as Vllaznia, që në verë mund të bëjë disa lëvizje të rëndësishme, kjo edhe për të mbushur arkën e klubit. Me ndonjë futbollistt kuqeblu që mund të pasojë shitjen e Alivodes në sezonin e shkuar.

Kështu një përditësim i fundit i faqes së njohur Transfermarkt tregon për rritjen e vlerës së kartonit të disa futbollistëve të shkodranëve. Kështu futbollisti më i shtrenjtë tek Vllaznia momentalisht është Kevin Dodaj.

Kartoni i 19-vjeçarit ka pasur thuajse një dyfishim të vlerës së tij. Me sulmuesin i cili tashmë në merkato kap shifrën e 500 mijë eurove. Falë lojës dhe statistikave që ka me 7 gola dhe 12 asiste, edhe Esat Mala ka pasur një rritje të vlerës së tij. Prizrenasi që më parë kapte shifrën e 350 mijë eurove, tashmë është ngritur në çmimin 400 mijë euro.

Duke qenë kështu futbollisti i dytë më i shtrenjtë tek Vllaznia pas Dodajt. Një rritje të vlerës ka edhe për portierin Jukaj, kartoni i të cilit deri para pak muajsh vlerësohej vetëm me 50 mijë euro. E ndërsa tashmë vlera e tij në merkato kap shifrën e 200 mijë eurove. Vlerë të shtuar në merkato kanë edhe Sala e Bajrami, me dyshen që tashmë kanë një shifër kartoni prej 250 mijë eurosh.

Tek Vllaznia po ashtu janë edhe një grumbull tjetër futbollistësh që kapin vlerën e 250 mijë eurove në merkato. Me emra si: Jago, Krymi, Qato, Deliu, Kahrimanoviç që janë në të njëjtën shifër vlerësimi.