I sh-administratori i Vl laznisë, Kujtim Shaba, ka folur së fundmi në një intervistë për “Panorama Sport”. Ish-drejtuesi ka analizuar sfidën e fundit të kuqebluve ndaj Daugavpils, duke theksuar lojën e dobët të shkodranëve. Sipas ish-drejtuesit, është ndikuar edhe nga mungesa e tifozëve dhe zhvillimi i duelit në Elbasan.
Ndër të tjera, Shaba thekson se, pavarësisht kësaj disfate, ai ka ende besim tek kualifikimi i 9 herë kampionëve të vendit e ndërsa po ashtu nënvizon faktin se ekipi ka nevojë urgjente për përforcime në merkato.
Shaba, një humbje që la një shije të “hidhur” kjo ndaj Daugavpils për Vllazninë apo jo?
Absolutisht që po, sepse, më vjen keq ta them, por Vllazninë e mposhti një skuadër amatore. Që me një gjysmë rasti arriti të shënonte gol, që as ata nuk e besuan se si erdhi. Por, kjo nuk justifikon aspak paraqitjen e Vllaznisë që nuk ishte në nivelin e duhur. Patjetër prisja shumë më tepër nga ekipi ku duhej të kishte më shumë ego dhe nerv për të arritur suksesin, sidomos në ndeshjen e parë që është e rëndësishme.
Çfarë nuk shkoi te loja e skuadrës?
Nuk mendoj se skuadra ende është përshtatur 100% me idetë e trajnerit. Po mundohet të përshtatet dhe ende ka disa gjëra për t’u rregulluar. Vllaznia krijoi shanse, por pa të dhënë atë sigurinë që do të shënonte dhe do të gjente fitoren me patjetër. Këtu besoj se çaloi skuadra, që nuk diti të ishte “klinike” dhe finalizonte rastet që u krijuan gjatë lojës. Uroj ta rregullojnë shënjestrën në ndeshjen e kthimit.