HomeKRYESORESherr në një ndeshje futbolli për të rinj në Itali, babai futet...

Sherr në një ndeshje futbolli për të rinj në Itali, babai futet në fushë dhe godet 13-vjeçarin që konfliktohej me djalin e tij

Një video e regjistruar nga tribunat kap momentet e fundit të ndeshjes midis Volpiano-Pianese dhe Carmagnola të zhvilluar në Collegno të Torinos dhe fillimin e përleshjes në mes të fushës.

Nga pamjet e postuara vërehen dy djem që zihen, gjyqtarët përpiqen t’i ndajnë, ndërsa babai i njërit djalë hyn në fushë dhe godet 13-vjeçarin nga Volpiano-Pianese përpara se të sulmojë edhe një gjyqtar.

Burri më pas nxirret jashtë fushe dhe nuk qetësohet edhe pasi kthehet në tribunë.

Klikoni këtu për videon

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments