HomeKRYESOREShkëlqeu nën urdhrat e Ilir Dajës, sulmuesi 26-vjeçar firmos me ish-ekipin e...

Shkëlqeu nën urdhrat e Ilir Dajës, sulmuesi 26-vjeçar firmos me ish-ekipin e Muçit

Ermal Krasniqi është futbollisti më i ri i Legias së Varshavës. Sulmuesi 26-vjeçar vendosi që të largohej nga Sparta e Pragës, për të nisur një të re me ish-ekipin e Ernest Muçit në Poloni.

Tek Legia, Krasniqi është transferuar në formë huazimi.

Kjo formulë do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit të ardhshëm, ndërkohë që klubi polak ka të drejtën e blerjes.

Kujtojmë se Krasniqi spikati tek Ballkani në Superligën e Kosovës. Ai ishte një ndër liderit e sulmit tek ekipi nga Theranda, në kohën kur Ilir Daja ishte trajner i tyre.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments