Shqipëria do të përballet në datën 7 qershor kundër Serbisë. Një ndeshje me shumë emocione, në derbin e Ballkanit, e cila po pritet me shume interes ne vendin tone dhe kete e tregon me se miri edhe numri i larte i kerkesave per bileta.
Ndërkohë tani kanë dalë edhe koeficentet rreth kësaj ndeshje që favorizojnë Serbinë për të fituar në “Arena Kombetare”, ndonese ne opinionin sportiv shqiptar ka nje eufori per fitore te kuqezinjve.
Kjo tregon qartë se edhe sportivisht, është një ndeshje shumë e vështirë për t’u fituar. Triumfi i Shqipërisë llogaritet me koeficentin 3.70, barazimi me 3.20 dhe fitorja e Serbisë me 2.20.
Por a vlejne koefiçentet ne kete rast? Kjo mbetet per t’u pare ne mbremjen e 7 qershorit, teksa syte e te gjithe shqiptareve do te jene te perqendruar tek kjo sfide dhe ku padyshim qe presin fitoren e kombetares tone.