Kombëtarja U-16 zhvilloi ndeshjen e dytë miqësore ndaj Bullgarisë në stadiumin “Niko Dovana”. Ndeshja u mbyll në barazim pa gola, 0-0. Trajneri Tedesco e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Bullgarisë: Lleshi, Marku, Pierro, Varesis, Luka, Mazani, Malko, Qosja, Llugaxhiu, Ymer, Lila.

Siç shikohet, trajneri ka bërë disa lëvizje në formacion për këtë ndeshje dhe njëra prej tyre ishte ajo e aktivizimit si titullar nga minuta e parë e futbollistit shkodran që luan në Suedi, Ermal Ymeri. Loja e tij në repartin e mesfushës, ka bërë që skuadra të jetë më solide dhe ta vërë jo pak në vështirësi kundërshtarin.

Përpos Ymerit, si titullar sërish edhe në këtë miqësore, ka luajtur edhe shkodran tjetër Majkol Luka i cili mban edhe shiritin e kapitenit të këtij ekipi. Lojtari që luan me Fiorentinën në Itali, konsiderohet shumë i rëndësishëm për lojën e kombëtares tonë.

Ndeshja ishte e luftuar nga të dyja ekipet, por sfida nuk prodhoi asnjë gol. Në pjesën më të madhe të lojës, kuqezinjtë dominuan kundërshtarin.

Mundësitë më të mira për shënim erdhën në fraksionin e dytë, ku trajneri Tedesco kreu disa zëvendësime për të tentuar fitoren, por pa sukses. Në fund, ndeshja u mbyll 0-0.