Shqipëria U-17 u mposht nga Gjermania U-17 në raundin e dytë të Europianit. Miqtë shënuan nga dy gola për secilën pjesë në “Elbasan Arena” duke e mbyllur me rezultatin 0-4.

Kështu Shqipëria pësoi humbjen e dytë me të njëjtin rezultat, pas sfidës me Portugalinë. Ndryshe nga ndeshja me këto të fundit, kuqezinjtë guxuan më shumë dhe pse goli nuk erdhi.

Ndeshja e fundit për kuqezinjtë e drejtuar nga Tedesko do të jetë ndaj Francës. Këto të fundit e nisën Europianin me fitoren ndaj Gjermanisë.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

SHQIPËRI U-17 0-4 GJERMANI U-17

7′ Mensah, 20′ Staf, 65′ Mike, 85′(p) Oteng-Mensah