Simone Inzaghi kthehet të flasë edhe një herë tjetër për mbrëmjen magjike të “San Siros”, ku Interi i tij arriti që të siguronte finalen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Në mikrofonat e “TG1”, ai ka premtuar që më e bukura duhet ende të vijë: “Inter-Barcelona ka qenë një ndeshje e jashtëzakonshme dhe me emocione të papërshkrueshme, që u alternuan mes tyre për 130 minuta.

Mendoj se zëvendësimet në këtë takim ishin vendimtare, sepse na kanë sjellë energji të freskëta dhe që në ndeshje kaq të gjata janë të rëndësishëm. Emocioni është i fortë, por unë i jetoj të gjitha ndeshjet me shumë adrenalinë”.

I pyetur se kush ishte lojtari më i mirë në fushën e lojës, ai nuk ka zgjedhur.

“Nuk mund të flas për më të mirën. 16 lojtarët e lëvizshëm ishin të impenjuar maksimalisht dhe na kanë dhënë dorë. Pastaj kishim edhe një portier të jashtëzakonshëm. Sommer ishte shumë i zoti.

PSG-ja është një skuadër shumë e fortë. Nuk kemi luajtur me ata, por me Arsenalin po. Por, në mendimin tim më e bukura nuk ka ardhur ende”, përfundoi Inzaghi.