Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar formacionin me te mire te javes se dyte te kategorise se pare. Pjese e ketij formacioni eshte edhe portieri shkodran Sinan Dani i cili siç dihet mbron porten e Burrelit. Me pritjet e tij ai ka qene vendimtar ne fitoren e kesaj jave te matjaneve qe drejtohen nga nje tjeter shkodran si Samuel Nikaj.
Po ashtu pjese e formacionit me te mire eshte edhe futbollisti i Laçit, Sander Kalaj qe eshte me origjine nga Malesia e Madhe. Edhe kete here ai eshte shfaqur si protagonist me skuadren e tij duke kontribuar ne fitoren e kurbinasve.
Ne kategorine e pare te futbollit shqiptar luajne disa futbolliste shkodrane dhe padyshim qe ata do te jene protagoniste me ekipet e tyre nga java ne jave, ashtu siç ishin Dani e Kalaj kete jave.(www.shkodrasport.com)
