HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESinan Idrizi konfirmon marrëveshjen 20 miliardëshe të Flamurtarit me Real Madrid

Sinan Idrizi konfirmon marrëveshjen 20 miliardëshe të Flamurtarit me Real Madrid

Ekipi i futbollit “Flamurtari” në Vlorë ka firmosur një kontratë 20 milionë euro, ose 20 miliardë lekë, me klubin prestigjoz spanjoll Real Madrid, përcjell newsbomb.al. Lajmi konfirmohet nga burime pranë Presidencës, të cilat bëjnë me dije se bisedimet kanë përfunduar me sukses.

Ekipi vlonjat siguroi në këtë sezon dhe ngjitjen në kategorinë Superiore, ndërsa me këtë marrëveshje të firmosur me Real Madrid, është pak por e sigurt se valët e “tërmetit” në bregun jonian ka mbërritur edhe në Tiranë.

Biznesmeni Sinan Idrizi ka konfirmuar se marrëveshja e firmosur prej tij me gjigandët e futbollit spanjoll përfshin një bashkëpunim të gjerë që do të nisë nga Akademia për moshat e reja e deri tek ekipi i parë.

Flamurtari rikthehet në këtë sezon të ri në elitën e futbollit shqiptar dhe ka zhvilluar një merkato me emra të rëndësishëm, si për shembull blerja në korrik e ish-futbollistit të Real Madrid, José Rodríguez.

Sinan Idrizi e drejton ekipin e Flamurtarit të Vlorës prej vitit 2014, kur ai ka fituar kupën e Shqipërisë. Një dekadë që nga blerja e ekipit të qytetit të tij, biznesmeni i suksesshëm vlonjat ka konfirmuar edhe marrëveshjen 20 milionë euro me Real Madrid.

Por Idrizi nuk ndalet me kaq. Sipas tij, ky është vetëm investimi fillestar që do të përqendrohet në kompleksin sportiv te Pylli i Sodës, sepse Flamurtari i dikurshëm është rikthyer mes më të mirëve të futbollit shqiptar dhe Vlora do të ketë përfaqësim dinjitoz.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments