HomeKRYESORESiti vazhdon bisedimet për Donarumën, PSG ul çmimin e portierit

Siti vazhdon bisedimet për Donarumën, PSG ul çmimin e portierit

Në heshtje, por deri në fund të afatit kalimtar (1 shtator), Mançester Siti synon t’i pezullojë të gjithë dhe të mbyllë marrëveshjen me një lojtar me pesë yje, sic është Xhanluixhi Donaruma.

Sipas informacionit të fundit të raportuar nga eksperti i njohur i merkatos, Fabricio Romano, anglezët po bëjnë përparim në bisedimet me PPSG-në në lidhje me nënshkrimin e Donarumës.

Ka një zhvillim të rëndësishëm pasi çmimi i vendosur nga klubi francez thuhet se ka rënë nga 50 milionë euro fillestare në 30-35 milionë euro. Kjo ka shumë të ngjarë për shkak të një viti të mbetur në kontratën e lojtarit, si dhe pozicionit të vështirë të PSG-së duke e përjashtuar në mënyrë drastike nga projekti i tyre.

Nga ana e tij, Xhanluixhi është gati të bashkohet me Mançester Sitin dhe të kalojë në Premier Ligë. E vetmja pengesë aktualisht është Ederson, portieri brazilian është ende me Guardiolën, megjithëse kontrata e tij skadon në më pak se 12 muaj. Dhe mbërritja e Xhixhios varet kryesisht nga shitja e brazilianit, aktualisht në negociata me Gallatasarain.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments