Nga Maringlen ZHIVANI

Trajneri Edi Martini ka kërkuar afrime në të gjitha repartet e fushës përsëri. Ai është i vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për rritje cilësore dhe prandaj ka bërë të qartë se kërkohen përforcime të tjera që nga mbrojtja, mesfusha dhe deri në fazën ofensive.

Në fakt, sipas tij, për të përballuar ritmin dhe nivelin e ndeshjeve europiane dhe të Abissnet Superiore, grupi aktual ka nevojë për plotësim me futbollistë me përvojë dhe nivel të lartë.

Për këtë arsye, drejtuesit janë në kontakt me disa profile të ndryshme, duke analizuar me kujdes çdo alternativë që mund t’i përshtatet filozofisë së lojës që kërkon trajneri.

Martini synon një skuadër të balancuar, me alternativa në çdo pozicion, për të mos qenë i varur nga mungesat apo dëmtimet gjatë ndeshjeve europiane apo edhe gjatë sezonit të gjatë dhe të ngarkuar që e pret Vllazninë në elitë.(www.shkodrasport.com)