Është e vështirë të bësh një parashikim të qartë se kush do të jetë klubi i Rey Manaj për sezonin e ri futbollistik në kontinentin e vjetër.
Raportimet nga mediat turke theksojnë se klubi aktualë që ka në pronësi kartonin e lushnjarit, Sivasspor ka refuzuar ofertën prej 1.5 milionë euro të bërë nga Samsunspor sot.
Dëshira e Manaj është e qartë, largimi, por fillimisht klubet e interesuara duhet të derdhin në arkat e Sivasspor 4 milionë euro, aq sa e përcakton edhe klauzola.
Sulmesi shqiptar e ka kontratën me skuadrën që ra në Kategorinë e Parë të Turqisë deri verën e ardhshme.