Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, ka qenë i kënaqur me faktin që skuadra e tij nuk u mund nga Egnatia. Por sigurisht edhe për të kishte keqardhje që ekipi nuk shkoi në finalen e titullit kampion.
“Dëshira është e madhe. Jam i kënaqur. Ndryshe dilet kur humbet një ndeshje pa dhënë asgjë, besoj se dhamë gjithçka.
Janë gjëra që kanë një sens, për këtë ndeshje që për vete faktin që Egnatia vinte me një plus që është i rëndësishëm për një ekip si ata, barazimi i nxirrte. E kështu ndodhi. I falënderoj të gjithë ata që na kanë mbështetur, por edhe ekipin që dha maksimumin.
Pak e vështirë kur luan me dy rezultate, është edhe pak risk të hapesh nga dëshira për ta mbyllur sa më shpejt. Por deri në minutën e 25 nuk patëm ekuilibër dhe paniku na bëri të mos ndëshkohemi. Më pas edhe në pushim ndamë detyrat, kishim balanca. Lodhja duket, lojtarët bënë më të mirën por lodhja e bëri të vetën.
Gabimet? Besoj nga presioni. Kote është lojtar që e njeh pasin, ose Taipi, por lëvizshmëria, lodhja… Edhe Bintsuka e Keko ishin të hapur, nuk u shfaqën të kërkonin topin. Me pak kujdes, në pasimin e fundit kishim mundësi ta zgjidhnim e bënim më tepër. Por unë i justifikoj.
Duhej gjetur pika e referimit, nuk arritëm siç duhet. Edhe Kote nuk është se kërkonte shumë topin, nuk funksionoi çdo gjë. Një element të mos jetë në kohën e duhur, nuk arrin atë që do. Por gjithsesi duhet t’i japim meritë Egantias, ekip me lëvizshmëri pa topin, kërkon zona boshe, automatizmat i kanë mësuar përmendësh. Prandaj jam i kënaqur, se për 25 minuat u munduam të saktësonim pozicionet. Më vjen keq për ta se janë mërzitur dhe e përjetojnë.
A jam i mërzitur? Mërzitë janë të ndryshme, unë dëshpërohem kur nuk luaj mirë futboll, kur nuk japim. Kjo është tjetër mërzi. Patjetër edhe unë kam ëndrrat e mia, edhe tifozët e klubi, çdo njeri ka ëndrra. Por nganjëherë duhet të pranosh realitetin. Është një ndeshje që ne nuk e humbëm, e barazuam, falë edhe asaj që na çoi në vend të katërt e nuk na dha shansin për barazimin që ta kishim ne por e kishin ata. Atyre u uroj suksese, edhe ekipeve të tjera në “Final Four”.
Eleke dha maksimumin, nuk po tërhiqte e kapte zonat boshe. Keko ka shpejtësi të pakontrolluar, po t’i japësh liri kap zonat. Por lodhja vjen. Gjithmonë ndërrimet gjykohen ndonjëherë del për mirë. Nuk kemi alternativa shumë të mëdha të jem i sinqertë, kemi shumë të rinj. Futa Taipin se ka një eksperiencë e pasin e fundit diçka më të mirë, mungon diçka tjetër.
E lamë Mehmetin në fushë se mendova se po reagon se ndeshjen tjetër e bëri shumë mirë. Në 45 minuta po pritsha të flisja, reagimi nuk po ishte e po zbehej pak më tepër e thashë që ai të mos dukej keq, ndaj bëmë ndërrimin. Asgjë nuk është absolute që të thuash ne bëjmë gjithmonë mirë.
Vazhdimësia? Të gjithë duhet të bëjmë analizë. Unë për sa kohë sa jam do të bëj analizë e do jem shumë i hapur e i qartë për të ardhmen. Klubi është investim i madh e ndërmarrje e madhe që duhen qartësuar gjërat ku do të ndërhyjmë. Duhet të jemi shumë të sinqertë për pretendimin që ka klubi, për investimin që është bërë. Do të shohim objektivat, do të jenë realiste. Por para se të hyjmë në kampionat, duhet që të jemi 100%, të kemi goditur edhe në ndërhyrje. Edhe moshën të shikojmë, sot kishim dy 17-vjeçarë. Po të kisha mundësinë e qetësinë, të dy do i aktivizoja, se të gjithë e kemi nisur kështu. Por në këto situata i mbajtëm në stol edhe për t’i kontrolluar si të akademisë. Në të ardhmen do të shohim që të gjithë të korrigjohemi e riparohemi”, tha Gega për RTSH pas ndeshjes.