Çarls Bismark pritet të prezantohet këtë javë te klubi i ri. Gjasat janë të mëdha që Egnatia ose Vllaznia të fitojnë shërbimet e tij.
Të dyja klubet kanë insistuar te Skënderbeu, për të plotësuar organikën në sulm me 24-vjeçarin. Sinjalet nga bardhekuqtë janë të qarta.
Siç pritej, dje nuk u përfshi në listë nga Skënderbeu kundër Burrelit. Sfida në shtëpi u fitua 3 me 0 nga korçarët.
Me 9 gola të shënuar në edicionin e kaluar, besimi është i madh që mund të bëjë më shumë. Kështu edhe Skënderbeu nuk ka luksin aktualisht, që ta mbajë Bismarkun në Kategorinë e Parë.