Skënderbeu është rikthyer te fitorja në Kategorinë e Parë. Korçarët mposhtën pastër 2 me 0 Ilirinë në shtëpi, ndërsa sfida ishte e vlefshme për javën e tretë.
Nasr në pjesën e parë dhe Çuçka në të dytën vulosën fatet e takimit. Skuadra e Gjokës ndodhet tashmë në kuotën e 7 pikëve.
Iliria qëndron me 1 pikë, ndërsa largohet me zhgënjim nga Korça. Në këtë fillim sezon, skuadra e Dritan Smajlajt po has jo pak vështirësi.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
SKËNDERBEU 2-0 ILIRIA
9′ Nasr, 72′ Çuçka