Paneli Teknik i UEFA-s ka përzgjedhur sot atë që cilësohet si skuadra më e mirë për edicionin e Ligës së Kampioneve 2024-2025 dhe ashtu siç pritej, pjesa më e madhe përbëhej nga lojtarë të PSG-së që fitoi trofeun.
“Ne kemi bërë këtë përzgjedhje lojtarësh, kryesisht në sulm që të reflektojë lëvizshmërinë e jashtëzakonshme që ishte aq tipar dallues i qasjes së PSG-së fitues.
Sulmi i përzgjedhur përfaqëson këtë, një ekip fleksibël me sulmues të cilët mund të ndryshojnë pozicionet”, shkruhej në shpjegimin e UEFA-s për përzgjedhjen në fjalë.
EKIPI IDEAL: Xhanluixhi Donaruma (PSG), Ashraf Hakimi (PSG), Markinjos (PSG), Alesandro Bastoni (Inter), Nunjo Mendesh (PSG), Vitinja (PSG), Deklan Rajs (Arsenal), Lamin Jamal (Barcelona), Desire Doue (PSG), Ousman Dembele (PSG), Rafinja (Barcelona).
Bie në sy prania e 7 lojtarëve të PSG në formacionin ideal, me Barcelonën që ka dy përfaqësues e më pas Inter e Arsenal nga një të tillë,
Lojtari i sezonit është zgjedhur Ousman Dembele, ndërsa talenti i ri i sezonit nuk është shpallur Lamin Jamal, siç pritej, por Desire Doue i cili shkëlqeu në finalen ndaj Interit me dy gola e një asist.