HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESot nis java e parë e fazës së tretë të Superiores, sfida...

Sot nis java e parë e fazës së tretë të Superiores, sfida interesante në Tiranë dhe Korçë

Katër skuadra të Superiores zbresin sot në fushë për herë të fundit në vitin 2024. Bëhet fjalë për dy ndeshje, që luhen në orën 16:30 dhe 19:00.

Fillimisht Skënderbeu pret Elbasanin në Korçë. Një ndeshje kjo që dy fazat e para ka prodhuar barazim 1-1.Trajneri i elbasanasve Gvozdenoviç rikthehet në Korçë për të luajtur ndaj ish- skuadrës së tij dhe kuptohet që do të synojë t’i marrë pikë asaj.

Dita mbyllet me supersfidën Partizani-Vllaznia te “Arena e Demave” e cila do të startojë në orën 19:00. Kuqeblutë e kanë fituar minimalisht të parin atje, kur nisi kampionati.

Të dyja këto sfida që nuk parashikohen dhe i paraprijnë tri të tjerave që luhen nesër dhe pasnesër. Se çfarë do të prodhojë fusha e lojës në këto dy takime, kjo mbetet për t’u parë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments