Duket se Luis Diaz nuk është i vetmi lojtar i Liverpulit që Barcelona po e konsideron seriozisht për një transferim të mundshëm. Sipas burimeve të “CaughtOffside”, katalanasit janë të interesuar edhe për shërbimet e sulmuesit uruguaian Darvin Nunez.
Raportohet se Liverpuli ka vendosur një çmim prej 70 milionë eurosh për kartonin e 25-vjeçarit. Megjithatë, një transferim i menjëhershëm nuk është prioritet për Barcelonën, pasi klubi vazhdon të mbështetet tek Robert Levandovski për sezonin e ardhshëm.
Nunez shihet si opsion për të ardhmen dhe mund të jetë kandidati kryesor për të zëvendësuar Levandovskin në vitin 2026, kur polaku pritet të largohet nga “Camp Nou”.
Barcelona mban ende kujtime të shkëlqyera nga sulmuesi i fundit urugujaian që transferoi nga Liverpuli. Luis Suarez realizoi 197 gola me fanellën blaugrana, ndihmoi klubin të fitonte Ligën e Kampionëve dhe mbetet një figurë e dashur si për Barcelonën, ashtu edhe për tifozët e Liverpulit.