Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski, publikoi listën e lojtarëve për dy ndeshjet e shtatorit.
Tek 26 lojtarët e përzgjedhur spikat pjesëmarrja e disa prej emrave të futbollistëve shqiptarë: kapiteni i ekipit, Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu, Isnik Alimi dhe Lirim Qamili.
Krahas tyre, lajmi më i madh vjen nga Shkëndija e Tetovës, pasi Reshat Ramadani është thirrur për herë të parë në ekipin A, duke shënuar debutimin e tij në listën e Milevskit. Mesfushori 22-vjeçar shpërblehet për performancat e tij të mira në klub, duke u konsideruar si një nga të sapoardhurit më të rëndësishëm.
Në listë përfshihet edhe Elmir Rastoder nga klubi zviceran Thun, i cili gjithashtu debutoi me fanellën kuqezi.Ndeshja e parë është miqësorja me Arabinë Saudite që do të zhvillohet më 4 shtator në Pragë dhe tre ditë më vonë Maqedonia do të përballet me Lihtenshtajnin në Shkup, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
