HomeKRYESOREStatistika/ Kane garanci golash, 65 gola në 64 ndeshje të Bundesligës

Statistika/ Kane garanci golash, 65 gola në 64 ndeshje të Bundesligës

Harry Kane është një garanci golash për Bayern-in e Mynihut. Klubi gjerman i besoi britanikut dy vite më parë kur e bleu për 100 milionë euro, por tani investimi duket se ka qenë me vend.

Mbrëmjen e kaluar, në takimin e parë të sezonit të ri të Bundesligës, sulmuesi anglez shënoi tri herë përballë Lajpcig dhe mori me vete topin për herë të tetë që kur veshi fanellën e Bayern-it.

Ndërsa në total ai ka shënuar plot 65 gola në 64 ndeshje që të zhvilluara në Bundesligë. Mesatarja e tij e shënimit dhe loja e Bayern-it kanë qenë një sinjal i fortë për skuadrat e tjera të Bundesligës, të cilat kanë nisur sezonin “të dorëzuara”.

“Të them të drejtën as që e vura re se Kane kishte shënuar tre gola. Nuk e di si mundet të shënojë kaq shumë gola”, tha Kompany pas ndeshjes.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments