Humbja në ndeshjen e parë, atë të luajtur në “Elbasan Aren” të enjten që shkoi, i ka zhgënjyer të gjithë në kampin shkodran. Zemërimi është i madh sepse ishte një 90 minutësh që kurrsesi nuk duhej humbur. Kundërshtari- Daugavpils, një herë ka ardhur në portën e Vllaznisë, pikërisht në minutën e 85-të dhe shënoi një gol që rrallë mund të shënohet dhe kaq mjaftoi që i gjithë takimi të mbyllej me fitoren e tij 1-0.

Por në kampin kuqeblu besojnë tek kthimi i këtij rezultati në ndeshjen e kthimit atë që do të luhet në Riga të Letonisë të enjten që vjen. Një besim që vjen edhe nga statistikat e ndeshjes së parë.

Vllaznia në Elbasan realizoi 12 aksione premtuese dhe të rrezikshme për gol, ndërsa Daugavpilis vetëm 1. Skuadra shqiptare realizoi 7 goditje nga këndi, ndërsa ajo letoneze asnjë. Kuqeblutë kanë zotëruar topin në përqindje shumë më të madhe se kundërshtari, kanë dominuar në çdo statistikë, por asnjë nga këto faktorë nuk mjaftuan në Elbasan.

Por nëse përsëristen edhe në Riga sigurisht që do bënin punë sepse futbolli shpeshherë nuk është edhe çështje fati. Në fushë fiton ai që ia bën më shumë hysmetin suksesit dhe Vllaznia po përgatitet për ta dominuar kundërshtarin në statistika edhe në Letoni. Kuptohet, duke kërkuar të korigjojë edhe shënjestrën…