Nga Endri ÇINARI

Pika më e fortë e Vllaznisë në sezonin 2024-25 pa dyshim që ka qenë sulmi. Dhe veçanërisht treshja sulmuese Balaj-Mala-Dodaj. Ku statistikat tregojnë që të tre këta futbollistë në gjithë ndeshjet që kuqeblutë kanë zhvilluar mes ndeshjeve të Conference League, kampionatit dhe kupës kanë kontribuar më shumë se të gjithë.

Duke nisur nga Balaj që në të gjitha kompeticionet ka shënuar 20 gola dhe ka asistuar 2 të tilë. Duke qenë pjesëmarrës kështu në 22 gola sezonalë të shkodranëve. Pas shtatlartit futbollisti që ka kontribuar më shumë është Esat Mala. Me prizrenasin që ka shënuar 7 gola dhe ka asistuar 12 të tillë, duke qenë kështu protagonist në 19 gola kuqeblu.

Pas kësaj dysheje që ka qenë më e spikatura vjen edhe Kevin Dodaj. Me 19-vjeçarin që ka gjetur rrjetën 7 herë në sezonin 2024-25 dhe ka asistuar 2 të tillë. Shifra që mund të konsiderohen pozitive për një futbollist që ka luajtur sezonin e tij të parë të plotë si profesionist. Pra, kjo treshe ka qenë protagoniste absolute në fatet sezonale të ekipit shkodran.

Ajo që bën përshtypje është edhe kontributi i Amir Kahrimanoviç. I cili pavarësisht se nuk ishte një titullar stabël i skuadrës ishte protagonist në 8 gola. Me kroatin që shënoi 2 gola dhe asistoi 6 të tillë.(www.shkodrasport.com)