Karl-Heinz Rummenigge ka zbuluar strategjinë e re të Bayern për vitet e ardhshme. Klubi bavarez ka vendosur të ristrukturojë pagat e lojtarëve.

Drejtori sportiv Max Eberl ka paraqitur një projekt, në të cilin parashikohet sesi do të duket skuadra në sezonin 2027-2028, duke parashikuar ulje pagash për disa lojtarë.

Lojtarë si Michael Olise, Aleksandar Pavlović dhe Josip Stanišić konsiderohen tashmë të paprekshëm në merkato, sepse kanë paga të ulëta dhe performanca të larta.

Në kontrast me ta, Leon Goretzka, Serge Gnabry dhe Kingsley Coman kanë paga të larta dhe performanca të ulëta. Ata do të largohen ose do të rinovojnë me ulje page.

Me strukturën e re të pagave, Bayern do të paguajë 20 mln euro në vit yje si Harry Kane dhe Jamal Musiala, por gjithashtu do të mbështetet te talentet e akademisë apo të rinj të Bundesligës. Tom Bischof do të jetë afrimi i parë në merkaton e verës, si pjesë e kësaj strategjie.

Synimi është që buxheti vjetor i pagave të ulet nga 340 mln euro në vit në 300 mln euro në vit (ose edhe më pak se kaq). “Kjo nuk do të thotë se Bayern nuk do të investojë për yje të klasit botëror”, ka thënë Rummenigge./telesport/