HomeKRYESORESulmuesi i Kombëtares 'braktis' Superligën, transferohet në Belgjikë

Sulmuesi i Kombëtares ‘braktis’ Superligën, transferohet në Belgjikë

Sulmuesi i Kombëtares Arbnor Muja është bërë ditën e sotme me ekip të ri. Anësori 26-vjeçar është transferuar nga Samsunspor te Sint-Truiden me “formulën” e huazimit deri në fund të këtij sezoni, ndërsa më pas do të kryehet blerja përfundimtare nga klubi belg.

Trajneri shqiptar i Anderlehch, Besnik Hasi e kërkoi Muja-n, por sulmuesi zgjodhi kalimin te Sint-Truiden.

Pas 5 javësh “Jupiler Pro League”, skuadra e re e Arbnor Muja-s renditen në vendin e parë të kampionatit me 13 pikë, 2 pikë më shumë se rivali më i afërt (Royale Union SG).

Sint-Truiden do të zbres në fushë në datën 29 gusht kundër Cercle Brugge KSV, ku mund të finalizohet edhe debutimi i shqiptarit.   

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments