HomeKRYESORESulmuesi shkodran Belajdi Pusi super paraqitje në Azerbajxhan

Sulmuesi shkodran Belajdi Pusi super paraqitje në Azerbajxhan

Belajdi Pusi po vazhdon formën shumë të mirë në Azerbajxhan. Shqiptari ka bërë super paraqitje në takimin e fundit të ligës së Redon Xhixhës.

Ish-i i Superiores ka qenë titullar në takimin e ligës azere Samaxi-Sumqayit. Klubi i lojtarit kuqezi ka fituar 1-0 falë edhe aktivizimit për 90 minuta të shkodranit. Ish lojtari i Vllaznisë dhe i i Skënderbeut ka luajtur në majën e sulmit të ekipit viola, ku edhe pse nuk ka shënuar ka lënë gjurmë.

Pusi në takimin e fudnjavës para 2 ditësh, ka krijuar shumë raste duke qenë një rrezik konstant. Siç shihet dhe në video, “bomberi” ishte shumë pranë golit po vetëm fati e ka mbajtur larg. Gjithsesi, në fund Pusi festoi suksesin dhe 3 pikët.

Në eksperiencën e dytë në vendin kaukaz Belajdi po paraqitet shumë mirë, ku dhe e ardhmja duket larg kësaj lige. 27 vjeçari numëron 5 gola këtë sezon dhe disa klube hungareze kanë shprehur interesim të madh për të marrë shërbimet e produktit të klubit shkodran./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments