Forme shume e mire e sulmuesit shkodran Rubin Hebaj. Nje gje te tille ai e ka treguar edhe ne ndeshjen e sotm te vlefshme per Kupen e Uzbekistanit, kur ka shenuar dy gola per skuadren e tij Sogdiana ne fitoren me shifrat e thella 4-0 ndaj Novbahor.
27 vjeçari ka zhbllokuar shifrat qe ne minuten e 5-te duke kaluar ne avantazh ekipin e tij dhe te dytin ne minuten e 56-te, duke i hapur rruge fitores se Sogdiana. Ne te dy rastet, ai ka qene shume i vemendshem dhe ka ndjekur aksionet e krijuar nga shoket e skuadres ne krahun e majte dhe topat e derguar ne zone, i ka shtyre drejt rrjetes.
Hebaj konfirmohet edhe njehere tjeter si nje nuhates i mire i portave kundershtare dhe po spikat me lojen dhe golat e tij ne futbollin uzbek ku eshte rikthyer te luaje serish. Edhe heren e pare pati vleresime shume pozitive duke u shpallur fitues i “Topit te Arte” dhe mbase kjo ishte arsyeja qe ai u rikthye serish ne kete vend, pas nje pervoje te shkurter ne Arabi.
Tek ekipi Sogdiana duken shume te kenaqur me performancen e sulmuesit nga Shqiperia dhe e vleresojne si nje nga yjet e tyre, çka e ka bere Hebajn te ndihet edhe me i ngrohte nga mbeshtetja e madhe qe ka gjetur brenda dhe jashte fushe.(www.shkodrasport.com)