HomeKRYESORESulmuesi shkodran Sindrit Guri rinovon edhe një sezon tjetër me skuadrën italiane

Sulmuesi shkodran Sindrit Guri rinovon edhe një sezon tjetër me skuadrën italiane

Sulmuesi shkodran Sindrit Guri do te vazhdoje te luaje edhe ne sezonin e ri me skuadren italiane Varesina Calcio. Kjo e fundit ka mbetur e kenaqur nga performanca e 31 vjeçarit ne sezonin e kaluar dhe si rrjedhoje e kane bindur qe te rinovoje kontraten me ta.

“KONFIRMIMI I 10-TË. Sindrit Guri do të qëndrojë gjithashtu në Varesina edhe për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi me fanellën 10 do të vazhdojë udhëtimin e tij në Rossoble me dëshirën për t’u përmirësuar gjithnjë e më shumë. Jemi të lumtur që të kemi ende me ne Sindrit”- shkruhet ne faqen e ketij klubi.

Varesina eshte nje skuader e cila merr pjese ne kampionatin e Seria D ne futbollin italian dhe ne sezonin e ri pritet te kete pretendime serioze per ngjitjen nje kategori me lart. Per kete arsye po bejne disa perforcime te rendesishme dhe mes tyre, po aq i rendesishem ka qene edhe rinovimi me Gurin.

Ky i fundit duket se pas eksperiences se fundit me Prishtinen, ka vendosur qe te mos largohet nga Italia, vend ku dhe jeton familja e tij, ndonese ofertat nuk i kane munguar.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments