HomeKRYESORESurpriza e radhës vjen nga Belgjika, Royale Union SG fiton titullin pas...

Surpriza e radhës vjen nga Belgjika, Royale Union SG fiton titullin pas 90 vitesh pritje

Pas plot 90 vitesh pritjeje, Royale Union SG fiton titullin kampion në Belgjikë, për herë të 12 në historinë e tyre, por hera e fundit që fitonte titullin ishte viti i largët 1934-1935.

Royale Union SG i drejtuar nga Sebastien Pocognoli fitoi në ndeshjen e fundit 3-1 ndaj Gent, duke e mbyllur në vend të parë me 3 pikë më shumë se Club Brugge e vendit të dytë.

Royale Union SG do të marrë pjesë në grupet e Champions League, ndërsa Club Brugge në play-off për kualifikimet për fazën e grupeve.  Genk dhe Anderlecht, që drejtohet nga Besnik Hasi, do marrin pjesë në grupet e Europa League, ndërsa Antwerp në Conference League./telesport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments