HomeKRYESORESurprizë e madhe te Bajer Leverkusen, trajneri i njohur kthehet në Gjermani...

Surprizë e madhe te Bajer Leverkusen, trajneri i njohur kthehet në Gjermani pas 10 vitesh dhe zëvendëson Alonson

Erik Ten Hag është favoriti kryesor për t’u ulur në stolin e Bajer Leverkusen. Klubi gjerman po studion mundësitë për pasuesin e Çabi Alonsos dhe holandezi ka kaluar në krye të listës.

Një kthesë e papritur kjo për Ten Hag, i cili ishte përfolur për kthimin te Ajaksi ku spikati. Kujtojmë se 55-vjeçari ishte për herë të fundit pjesë e Mançester Junajtid.

Gjigantët e Premier Ligë e shkarkuan në tetorin e kaluar pas rezultateve zhgënjyese. Ten Hag u emërua trajner te Junajtid në verën e vitit 2022 duke numëruar plot 128 ndeshje. Periudhën më të gjatë si trajner e kishte te Ajaks.

Nga viti 2017 deri në vitin 2022 ishte pjesë e klubit holandez. Në Gjermani ndërkohë do të ishte rikthim pas 10 vitesh. Kjo pasi për 72 ndeshje qëndronte më parë në krye të ekipit të dytë të Bajern Mynih.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments