Kur na ndajnë edhe dy ditë nga ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për eliminatoret për Kupën e Botës 2026, duket se trajneri Sylvinho nuk ka dilema dhe e ka gati formacionin që tani.

Porta do i besohet sërish Thomas Strakoshës, qendra e mbrojtjes do jetë Berat Gjimshiti që do mbajë edhe shirtin e kapitenit dhe Arlind Ajeti, ky i fundit do të lërë sërish në stol Ardian Ismajlin. Qendërmbrojtësi i cili sezonin e fundit luajti me Bodrum në Superligën turke është më i preferuar nga Sylvinho sesa Ismajli.

Në krahun e majtë do luajë Mario Mitaj, ndërsa në të djathtin Elseid Hysaj është më i avantazhuar sesa Ivan Balliu, ndaj shkodrani pritet të jetë titullar.

Qendra e mesushës shtë e ajo e zakonshmja e ndeshjeve të fundit, Kristian Asllani-Ylber Ramadani- Qazim Laçi. Në krahë do luajnë Jasir Asani dhe Nedim Bajrami, ndërsa në majë të sulmit pritet të jetë Armando Broja./telesport/